Don Xhoni ka treguar se po vjen me shumë projekte muzikore.
Don Xhoni është emër i ri në tregun e muzikës shqiptare, por që është shumë premtues, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndonëse reperi nuk ka shumë projekte të publikuara, ai po pëlqehet shumë nga publiku për ‘freestyle-t’ e tij.
Ai sot ka publikuar një Instastory ku edhe ka habitur me deklaratën që shkroi në të.
Reperi tha se tashmë ai i ka përfunduar 80 projekte muzikore dhe se është duke punuar edhe në 20 tjera.
Kjo sigurisht se do të thotë që Don Xhoni ka 100 këngë të cilat mund t’i publikojë.
Vlen të theksohet se projekti i fundit muzikor “Unë foli i fundit” nga Don Xhoni i cili ishte ‘freestyle’ u prit tejet mirë nga fansat e tij. /Gazeta Sinjali/