image Befasi apo e pritur fitorja e KB Feronikelit? - flasin nga klubi

Basketboll

Sport/ Befasi apo e pritur fitorja e KB Feronikelit? – flasin nga klubi

news image

Trajner i Klubit basketbollistik Feronikeli Petrit Zeqiri, e ka llogaritur si befasi fitoren e djeshme ndaj KB Rahovecit.

Zeqiri në një prononcim për Gazetën Sinjali, ka thënë se befasitë janë mundësi reale në sport, si dhe jo çdo herë skuadra favorite e fiton lojën.

Sa i përket rezultatit mund të pajtohem se me të drejtë llogaritet befasi, edhe pse unë personalisht besoj se befasitë janë mundësi reale në sport, dhe ato ndodhin gjithandej nëpër botë. Po ashtu pajtoj se Rahoveci është ekip më i fortë në raport me ne edhe në aspektin fizik edhe në kualitet. Prandaj duke u bazuar në këto fakte edhe llogaritej me të drejtë favorit para ndeshjes, mirëpo jo çdo herë favoriti në letër mbërrin të dëshmoj këtë edhe në teren”, ka thënë ai.

Më tutje, Zeqiri ka thënë se fitorja e KB Feronikelit ndaj Rahovecit do të ketë ndikim pozitiv në aspektin psikologjik tek ata, pasi që kjo fitore do t’i motivojë që të punojnë edhe më shumë në vazhdim.

Ndërsa, basketbollisti i kësaj skuadre Sami Hajzeri, ka thënë se nuk kanë qenë të befasuar me fitoren, pasi që kanë besuar në vetën, si dhe ka ndikuar motivimi që trajneri i skuadrës ua ka dhënë.

Hajzeri gjithashtu tha që fitorja ndikon pozitivisht në këtë klub.

Kjo fitore na është dashur, por mirë që ka ardhë në këtë kohë sepse ndikon në moralin e ekipit dhe në vetëbesimin tonë si grup”, tha ai për Gazetën Sinjali.

Për fitoren e Feronikelit, është deklaruar edhe lojtari i këtij klubi Arti Hajdari, i cili shpreson që të kenë angazhim të njëjtë edhe në ndeshjet e tjera dhe të shënojnë suksese të tjera.

Hajdari në një prononcim për gazetën, e ka cilësuar si fitore të ëmbël duke i marrë parasysh rezultatet e ndeshjeve paraprake.

Kjo ka qenë një lojë shumë e fortë ku kemi besu në fitore dhe në fund ja kemi dalë, ku shpresojmë edhe në vazhdim me këtë angazhim dhe të korrim suksese sa më të mira.

Ai gjithashtu tha se mundi i lojtarëve është shpërblyer me fitore, pasi që prej sekondave të parë kanë hyrë për të fituar.

Kujtojmë se dje KB Feronikeli tronditi KB Rahovecin, duke e mposhtur me rezultat 75:72 në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll./Gazeta Sinjali/