image Bedri Hamza tregon se a do t'i hyjë garës për kryetar të PDK-së - Sinjali

Bedri Hamza tregon se a do t’i hyjë garës për kryetar të PDK-së

news image

Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vetëm edhe një ditë afat për të shpallur kandidaturat e tyre për kryetar të kësaj partie, nëse kanë synim të udhëheqin partinë, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, një ambicie të tillë nuk e ka edhe deputeti i PDK-së, Bedri Hamza.

Hamza tha se ai nuk do të jetë kandidat për të parin e partisë më të madhe opozitare në vend.

“Jo nuk do të jem kandidat, deri tani kemi një kandidat që ka shpallur kandidaturën e tij, edhe nesër ka afat që ata që janë të interesuar të futen në garë, dhe pastaj me datën 3 korrik është konventa dhe do zgjidhet kryetari i PDK-së”, tha Hamza.

Kjo parti që shtatë muaj është pa kryetar, që kur ish-kreut të saj, Kadri Veselit, iu konfirmua aktakuza për krime lufte nga Gjykata Speciale. Detyrën e të parit të partisë deri tani e ka ushtruar Enver Hoxhaj./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: