image Adis Beciragic afër shkarkimit nga Ylli, pritet të zëvendësohet nga Muhammed Thaçi

Basketboll

Adis Beciragic afër shkarkimit nga Ylli, pritet të zëvendësohet nga Muhammed Thaçi

news image

KB Golden Eagle Ylli nuk ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë, shkruan Sinjali Sport.

Therandasit numërojnë tre humbje në këtë fillim në elitën e basketbollit kosovar, si dhe dështuan ta fitojnë Superkupën e Kosovës

Me këtë rast drejtuesit e klubit janë duke menduar shkarkimin e trajnerit Adis Beciragic për shkak të rezultateve edhe pse janë një nga skuadrat më të përforcuara.

Gazeta Sinjali ka mësuar se klubi i Yllit po mendon të zëvendësojë me trajnerin e mirënjohur, Muhammed Thaçi.

Madje, Thaçi, dje ishte i pranishëm në palestrën “Mizahir Isma” për ta përcjellë përballjen mes Bashkimit dhe Prishtinës.

“Muja” është i njohur për publikun kosovar, pasi si basketbollist më parë ka luajtur për skuadrat më të mëdha vendore: Mabetexin, KB Peja, KB Meb Prishtina, KB Drita, KB Trepça.

Si trajner ka përvojë të madhe, ku sezonin e kaluar e menaxhoi gjigantin gjeorgjian, Dinamo Tbilisi.

Thaçi përpos si trajner, njihet edhe për aventurën në Izrael, me ç‘rast ishte asistent në skuadrën Hapoel Be’er Sheva.

Kjo pritet të jetë aventura e parë në Kosovë në zejen e trajnerit për shkupjanin. /Gazeta Sinjali Sporti/