image Bebe rrëfen takimet e frikshme me producentët

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe rrëfen takimet e frikshme me producentët

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka zhvilluar një intervistë për magazinën prestigjioze “Cosmopolitan”.

Artistja shqiptare për magazinën ka folur rreth përfshirjes së saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime, siç i quan ajo të frikshme me disa producent gjatë fillimit të karrierës.

Rexha ka thënë se dëshiron të krijojë një mjedis të sigurt për gratë, pasi që personalisht ka pasur disa përvoja të vështira në Hollywood, transmeton Sinjali.

Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”, citohet të ketë thënë ajo.

Artistja shqiptare anipse nuk përmendi asnjë emër, tregoi që ky producent është i famshëm sot e kësaj dite.

Krahas përvojave të tmerrshme me producent muzikor, Bebe tregoi që ishte diskriminuar dhe fyer për paraqitjen e saj.

Donin që të humbisja nëntë kilogramë.”, tha ajo, duke kujtuar edhe brendin e njohur të modës që refuzoi ta vishte për ceremoninë e çmimeve “Grammy”.

Më theu zemrën. U trishtova shumë, hyra në drepresion. Ndihesha si plehrë”, ka thënë këngëtarja.

Ndryshe, Bebe Rexha është duke shijuar suksesin e këngës së fundit “Not 20 Anymore”. Kënga është publikuar më 30 gusht dhe deri më tani numëron mbi dy milionë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/