image Bebe Rexha sot feston ditëlindjen, kaq vite mbush

Bota e Yjeve

Bebe Rexha sot feston ditëlindjen, kaq vite mbush

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleta Rexha, e njohur si Bebe Rexha, sot feston 31-vjetorin e lindjes.

Këngëtarja, e cila ka filluar karrierën në moshë të re, po vazhdon të jetë emër i pëlqyer dhe i kërkuar gjithandej botës.

Bebe është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptarë.

Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse nëna e saj vjen nga Gostivari.

E njëjta ka filluar te merret me muzikë qysh herët, por famën më të madhe e arriti si kompozitore e “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapën rrugë të madhe drejt një karriere të bujshme në tregun ndërkombëtar.

Bebe Rexha - Walgreens #Graduation2020 - YouTube

Përgjatë këtyre viteve, ajo solli një sërë hitesh e projektesh të suksesshme dhe disa prej tyre janë: “Meant to Be”, “I Got You”, “Say my my name”, “In the Name of Love”, “I’m a mess”, “Me, Myself & I”, “The Way I Are”, “I’m Gonna Show You Crazy”, “Last Hurrah”, “Harder”, “You Can’t Stop the Girl”, “Not 20 Anymore”. /GazetaSinjali/

Bebe Rexha's Relationship Status In 2020 Is Hard To Pin Down