Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ngurron asnjëherë të tregojë prejardhjen e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundmi ajo ka shpërndarë në instagramin e saj një postim ku shkruan se do ta shtojë në rezymenë e saj faktin se është rritur nga një familje shqiptare në mënyrë që të dihet se ajo mund t’ia dalë me çdo gjë.
“Do ta vendos në rezymenë time ‘Unë u rrita në një familje shqiptare’, në mënyrë që të tjerët ta dinë se unë mund të përballoj çdo gjë”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/