Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha përmes rrjetit social Instagram ka njoftuar fansat se prej ditësh është e shtrirë në gjendje të keqe shëndetësore.
Artistja vuan nga infeksioni i sinusit dhe ndezja e infeksionit karakterizohet me dhimbje koke, ethe, mukozë e trashë që shkakton bllokim dhe dhimbje në zonën e fytyrës.
Ajo shprehet se mezi merr frymë, mezi dëgjon dhe ka dhimbje të tmerrshme koke prej ditësh.
“E sëmurë dhe e lodhur nga ky infeksion i sinusit. Mezi marr frymë”, shprehet Bebe. /Gazeta Sinjali/