image Bebe Rexha publikon foto me të dashurin e saj

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon foto me të dashurin e saj

news image

Bebe Rexha ka publikuar të premten albumin e saj të katërt dhe këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj artistike ajo nuk e ka lënë pa e festuar.

Këngëtarja 31-vjeçare shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, ka publikuar në rrjetet sociale fotografi ku shihet me të dashurin e saj, prodhuesin e filmave, Keyan Safyari.

Ajo duket shumë e lumtur teksa ecën përdore me njeriun e saj të zemrës derisa po shkonte në vendin ku do të festonin bashkë me miqtë e tyre.

Rexha kishte veshur në këtë ngjarje një pallto me dekolte të hapur, dukë vënë në pah gjoksin e saj.

Albumi i katërt i saj i titulluar “Better Mistake” përmban gjithsej 13 këngë, disa prej të cilave i ka realizuar edhe me videoklip.

Në mesin e këngëve të albumit ka edhe bashkëpunime me artistë të njohur amerikanë si Rick Ross, Travis Parker e Ty Dolla $ign./Gazeta Sinjali/