image Bebe Rexha publikon baladën “Sabotage”

Bota e Yjeve

Bebe Rexha publikon baladën “Sabotage”

news image

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Reexha, ka publikuar këngën e saj të radhës nga albumi në ardhje, “Better Mistakes”.

“Sabotage” mban titullin kënga e saj e re, e cila është e zhanrit baladë.

Kënga është kompozuar dhe shkruar nga: Bebe Rexha, Greg Kurstin, Jon Hume, Michael Matosic, dhe Michael Tighe.

Artistja shqiptare e publikoi këtë baladë shoqëruar me një klip, në të cilin ajo vjen me disa skena të ndjeshme dhe emocionale, të cilat i përshtaten tematikës që trajton kënga.

“Kjo këngë do të thotë absolut bota për mua. ‘Sabotage’ ka dalë tani, shpresoj të kënaqeni. Albumi im i ri ‘Better Mistakes’ është gjithashtu i disponueshëm për para-porositje tani”, shkroi Rexha në Instagram. /Gazeta Sinjali/