Bebe Rexha dhe reperja e famshme Doja Cat, i kanë bashkuar forcat për të sjellur një bashkëpunim.
Superylli 31-vjeçar i “Meant to Be” dhe reperja 24-vjeçare e hitit “Say So” u panë së bashku duke filmuar një video muzikore për një këngë të re, që thuhet se quhet “Baby I’m Jealous”, këtë të mërkurë.
Bebe u pa duke ecur drejt rimorkios së saj për një ndryshim gardërobe me të dashurin e saj të ri, kineastin Keyan Safyari, ndërsa ajo dhe Doja po punonin në shesh xhirim.
Vajzave iu bashkuan gjithashtu ylli i YouTube, Nikita Dragun, si dhe të tjerë të veshur si në vitet e 70-ta.
Burimi: Just Jared /Gazeta Sinjali/