image Bebe Rexha për datëlindje publikon këngën e re

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha për datëlindje publikon këngën e re

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha sot feston datëlindjen e 30-të.

Artistja ka vendosur që në këtë datë të publikojë këngën më të re të titulluar “Not 20 Anymore”, transmeton Sinjali.

Bebe këngën e ka shoqëruar me videoklip, të cilin e ka publikuar në kanalin zyrtar në Youtube.

Këngëtarja shqiptare përmes rrjetit social Instagram, është shprehur e entuziasmuar për projektet e reja që priten të lansohen pas kësaj kënge.

“Not 20 Anymore” është publikuar tanimë dhe nuk mund të isha më e emocionuar se çfarë do të vij pastaj“, ka shkruar Bebe Rexha.

Kënga që në orët e para të publikimit ka marrë komente të shumta pozitive dhe deri më tani numëron mbi 387 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/