image Bebe Rexha nuk kursehet kur bëhet fjalë për të dashurin, i bën dhuratë një Ferrari

Bota e Yjeve

Bebe Rexha nuk kursehet kur bëhet fjalë për të dashurin, i bën dhuratë një Ferrari

news image

Bebe Rexha sapo ka zyrtarizuar lidhjen e re, pak muaj pasi u fotografua në rrugët e Los Angeles krah një djali brun, shkruan Gazeta Sinjali.

Artistja shqiptare publikoi një foto krah partnerit duke i uruar ditëlindjen, por preferoi ta mbante të fshehtë portretin e tij.

Megjithatë, mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij dhe bëhet fjalë për Keyan Safyari, me të cilin Bebe është fotografuar duke u puthur në Los Angeles.

Madje, sipas revistës “People”, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një veturë Ferrari për ditëlindje.

Dyshja u shfaq për herë të parë në publik në muajin mars, ku u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitjeje në Los Angeles.

Në vitin 2017, Bebe tha në një intervistë për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në 2015. /Gazeta Sinjali/