image Bebe Rexha: Nuk bëj operacione plastike, kam frikë se do të vdes mbi tavolinë

Bota e Yjeve

Bebe Rexha: Nuk bëj operacione plastike, kam frikë se do të vdes mbi tavolinë

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha shpesh është bullizuar në internet për shkak të peshës së saj.

Këngëtarja është shprehur edhe herë të tjera se e pranon veten në atë mënyrë që është, dhe këtë e predikon edhe tek fansat e saj.

Bebe, në një intervistë për “Rolling Stone” ka bërë të ditur se nuk do të bënte kurrë ndonjë operacion plastik, qoftë edhe për humbje të peshës.

Ajo ka deklaruar se nuk është kundër dhe mund t’i hynte në punë një argumentim gjoksi, apo transferim dhjami.

“Unë jam tipi i personit që kam frikë se nëse shkoj të bëj një operacion, do të vdes në tavolinën e kirurgjisë. Nuk mund ta bëj. Unë kam një frikë të madhe nga çdo gjë kirurgjikale”, theksoi Bebe Rexha.

/GazetaSinjali/