Artisten shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, tani do ta shikoni edhe në Netflix. Bebe është bërë pjesë e serialit “ We The People”, shkruan Gazeta Sinjali.
Krijuesi i “Doc McStuffins”, Chris Nee, është ribashkuar me ish-presidentin Barack Obama dhe “Higher Ground Productions” të Michelle Obamas për serinë e animuar të Netflix, “We the People”.
Seriali përmban këngë origjinale të interpretuara nga artistë duke përfshirë HER, Janelle Monae, Brandi Carlile, Lin-Manuel Miranda, Adam Lambert, Cordae, Bebe Rexha, KYLE, Andra Day dhe poeten Amanda Gorman. Çdo episod, i cili përdor një ndërthurje të stileve të animuara, është një thirrje për veprim për të rimenduar, si një gjë të gjallë që merr frymë dhe për të rikonfirmuar të kuptuarit e asaj që do të thotë qeveri dhe qytetari në një botë moderne.
Përveç Barack dhe Michelle Obama, Tonia Davis dhe Priya Swaminathan janë pjesë e “Higher Ground”.
“We The People”, do të publikohet më 4 korrik në Netflix, seriali do të bëjë debutimin e tij botëror AFI DOCS më 24 qershor. /GazetaSinjali/