image Bebe Rexha në lidhje dashurie, i uron ditëlindjen me një puthje mashkullit misterioz

Bota e Yjeve

Bebe Rexha në lidhje dashurie, i uron ditëlindjen me një puthje mashkullit misterioz

news image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Të rralla janë rastet kur ajo është përfolur për ndonjë lidhje me dikë, e kjo ndodhë sepse këngëtarja tenton të ruaj me fanatizëm jetën emotive të saj.

Por së fundmi, duket se ka diçka të re në jetën e saj, pasi prej muajsh paparacët kanë kapur disa fotografi të saj dhe një djalosh misterioz.

Bëhet fjalë për regjisorin e njohur Keyan Safyari, me të cilin aludohet se artistja shqiptare është në lidhje.

Për herë të parë, Bebe Rexha ndau së fundmi me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh të saj, ku shfaqet duke puthur një mashkull pranë një veture luksoze.

Ajo ka mbuluar fytyrën e mashkullit misterioz me një emoji në formë zemre dhe ka shkruar “Urime ditëlindjen shpirt”, në mbishkrimin e fotografisë.

Kjo ka lënë fansat të aludojnë se 31-vjeçarja është në një lidhje dhe mjaft e lumtur në krahët e mashkullit, që nuk preferon ende ta bëjë publik për mediat.

Ndërkohë, për sa i përket muzikës, Bebe ka qenë më pak aktive këtë vit, por që u ka premtuar fansave që së shpejti do të sjellë solo këngën e saj të re. /Gazeta Sinjali/