Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj muzikor me Jonas Brothers.
Këto ditë, ajo ka pasur disa ditë pushim nga turneu, dhe pasi është kthyer në shtëpinë e saj, ka gjetur plot dhurata nga personazhet e famshëm.
Duke qenë se këtë javë është organizuar Java e Modës në New York, shumë prej markave të njohura botërore kanë shpërndarë në formë dhurate disa nga produktet e tyre për të famshmit.
E një ndër ta është Kim Kardashian, e cila nuk ka hezituar që t’i dërgojë artistes shqiptare një dhuratë nga koleksioni i saj më i ri i syzeve.
E lumtur për këtë dhuratë, Bebe Rexha, publikoi në InstaStory një video të syzeve dhe pakove të dhuruara, teksa ka etiketuar në mbishkrimin e saj Kimin, duke iu falënderuar.
Në anën tjetër, Kim Kardashian, ka rishpërndarë në InstaStory postimin e artistes shqiptare, e cila është ndjerë falënderuese nga dhuratat e Kardashianit.
Bebe Rexha përndryshe ruan raporte shumë të mira me familjen Kardashian-Jenner, teksa jo të pakta kanë qenë bashkëpunimet e saj me grimerin personal të Kimit, shqiptarin Mario Dedivanovic.