image Bebe Rexha lanson bashkëpunimin me DJ-in e njohur (VIDEO)

Bota e Yjeve

Bebe Rexha lanson bashkëpunimin me DJ-in e njohur (VIDEO)

news image

Këngëtarja me prejadhje shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar këngën e saj më të re, shkruan Gazeta Sinjali.

“Chain My Heart”, titullohet projekti muzikor i cili vjen si bashkëpunim me DJ-in e njohur gjerman, Topic.

31-vjeçarja kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive në muzikë ku ka lansuar projekte të shumta si pjesë e albumit të saj ‘Better Mistakes’.

Mirëpo projekti i saj më i ri muzikor nuk është pjesë e këtij albumi.

Kënga e re artistes nuk është shoqëruar me një videoklip. Kurse që nga momentet e para të publikimit është pëlqyer mjaft shumë nga adhuruesit e saj. /Gazeta Sinjali/