Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka sjellur bashkëpunimin me reperen, Doja Cat.
Dy artistet, pas mesnatës publikuan këngën fillimisht në versionin audio, ndërsa tani lansuan edhe videoklipin.
Si Bebe ashtu edhe Doja Cat shfaqen mjaft provokuese dhe atraktive në skenat e videoklipit. Kënga fillon me bisedë në tryezë, ku Bebe dëshiron të kthehet në kohë pasi që është xheloze në fotot që i dashuri i saj i bën ‘ Like’.
Kënga është ritmike, teksa Bebe shfaqet me një pamje shumë më ndryshe se që e kemi parë zakonisht. Për këtë klip ajo është bërë një flokëkuqe seksi.
Më poshtë bashkëpunimi i ri i artistes shqiptare./Gazeta Sinjali/