Pas aksidentit të fundit që ka pësuar, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha tashmë ka probleme me frymëmarrje.
Gjendja iu përkeqësua edhe më shumë pas infektimit të sinusëve dhe tani i duhet që t’i nënshtrohet një operacioni.
“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinusëve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të hyj në operacion, për brendësinë e hundës time, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinusëve”, tha Bebe Rexha. /Gazeta Sinjali