image Bebe Rexha ka gati albumin: Mezi po pres që ta dëgjoni

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha ka gati albumin: Mezi po pres që ta dëgjoni

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, siç duket është duke përfunduar incizimet për albumin.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila është shprehur se nuk po i pritet që fansat e muzikës së saj ta dëgjojnë atë, transmeton Gazeta Sinjali.

Bebe këtë deklaratë e ka dhënë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 9 milionë ndjekës.

Mezi po pres që ju ta dëgjoni këtë album“, ka shkruar ndër të tjera artistja në mbishkrimin e fotografiës, të cilën e ka shkrepur vëllai i saj Florenti.

https://www.instagram.com/p/B4Ypse4luPu/

Bebe Rexha nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij albumi dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.

Ndryshe, “You Can’t Stop the Girl” është projekti i fundit muzikor i artistes, që është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”./Gazeta Sinjali/