Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, siç duket është duke përfunduar incizimet për albumin.
Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja, e cila është shprehur se nuk po i pritet që fansat e muzikës së saj ta dëgjojnë atë, transmeton Gazeta Sinjali.
Bebe këtë deklaratë e ka dhënë përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 9 milionë ndjekës.
“Mezi po pres që ju ta dëgjoni këtë album“, ka shkruar ndër të tjera artistja në mbishkrimin e fotografiës, të cilën e ka shkrepur vëllai i saj Florenti.
Bebe Rexha nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij albumi dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun.
Ndryshe, “You Can’t Stop the Girl” është projekti i fundit muzikor i artistes, që është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”./Gazeta Sinjali/