image Bebe Rexha, e vetmja shqiptare e nominuar për “Grammy Awards 2023”

Bota e Yjeve

Bebe Rexha, e vetmja shqiptare e nominuar për “Grammy Awards 2023”

news image

Këngëtarja, Bebe Rexha është e vetmja artiste shqiptare e nominuar për edicionin e 65-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy Awards 2023.

Rexha, me origjinë nga Maqedonia e Veriut është nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me DJ-in e famshëm, David Guetta.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe nominohet në këtë ngjarje prestigjioze. Ajo ishte nominuar edhe dy herë të tjera në vitin 2019, por që nuk kishte arritur të triumfonte në asnjërën kategori.

Ikona e muzikës pop, Beyonce është artistja më e nominuar për Grammy me gjithsej 9 nominime, kjo falë suksesit të albumit të saj të fundit “Renaissance”.

/GazetaSinjali/