image Bebe Rexha do t'i prezantojë nominimet në eventin "Grammy Awards"

Bota e Yjeve

Showbiz/ Bebe Rexha do t’i prezantojë nominimet në eventin “Grammy Awards”

news image

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Bebe Rexha, do t’i prezantojë nominimet në “Grammy Awards” përkrah këngëtares gjithashtu të njohur Alicia Keys,.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjeteve sociale, në të cilat numëron miliona ndjekës, transmeton Gazeta Sinjali.

Do t’i bashkohem Alicia Keys nesër në CSB This Morning që t’i shpall nominimet për Grammy“, ka shkruar ajo në gjuhën angleze.

Kujtojmë se ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” do të mbahet më 26 janar të 2020./Gazeta Sinjali/