image BE zbulon skemën ndërkombëtare të mashtrimit me TVSH, Shqipëria pjesë e listës

Shqipëri

BE zbulon skemën ndërkombëtare të mashtrimit me TVSH, Shqipëria pjesë e listës

news image

Bashkimi Evropian sot ka njoftuar se ka zbuluar një mashtrim ndërkombëtar tatimor që arrin vlerën e 2.2 miliardë eurove.

Në këtë mashtrim janë përfshirë mbi 600 persona nga 27 vende në total.

Shqipëria nuk mungonte në “listën e zezë” të 27 vendeve, ku BE-ja ka zbuluar mashtrime tatimore.

Sipas Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO), më shumë se 600 njerëz janë përfshirë në atë që besohet të jetë mashtrimi më i madh me TVSH, që është hetuar ndonjëherë nga BE-ja.

Prokurorët zbuluan një rrjet “veprimtarish kriminale” që vepronin në pothuajse të 27 vendet anëtare të BE-së dhe më gjerë: përfshirë Shqipërinë, Kinën, Serbinë, Singaporin, Zvicrën, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Kërkimet u kryen në gjashtë vende anëtare të BE-së në mes të tetorit, ndërsa 200 kërkime të tjera u kryen në 14 vende të tjera të BE-së të martën: Belgjikë, Qipro, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Lituani, Luksemburg, Holandë , Portugalia, Rumania, Sllovakia dhe Spanjë.

Hetimet e BE-së nisën në prill 2021, kur Zyra e Prokurorit Publik Evropian u thirr për të ndihmuar autoritetet në Portugali të hulumtonin një aferë që fillimisht dukej të ishte një rast i vogël.
Bëhej fjalë për një kompani me qendër në qytetin e Coimbra, e cila shiste celularë dhe pajisje të tjera elektronike dhe dyshohej se nuk paguante TVSH . Ndërsa kontrolli i dokumenteve dukej se ishte në rregull, Zyra e Prokurorit, me mbështetjen e Europolit dhe agjencive kombëtare të zbatimit të ligjit, hetoi më tej dhe zbuloi një skemë të gjerë, masive mashtrimi.

“Unë besoj se ky është mashtrimi më i madh i TVSH-së në Evropë që është zbuluar deri më tani,” tha kryeprokurorja e Evropës, Laura Kövesi.

/GazetaSinjali/