image BE shpreh keqardhje për njoftimin e Iranit për programin bërthamor

Botë

Botë/ BE shpreh keqardhje për njoftimin e Iranit për programin bërthamor

news image

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell shprehu sot keqardhje të thellë për njoftimin e fundit nga Irani mbi heqjen e të gjitha limiteve për pasurimin e uraniumit.

“Zbatimi i plotë i marrëveshjes për programin bërthamor nga të gjithë, tani është më i rëndësishëm se kurrë, për stabilitetin rajonal dhe sigurinë botërore”, shkruan Borrell në Twitter.

Ai theksoi gjithashtu se do të punojë me të gjithë pjesëmarrësit për rrugën që do të ndjekin.

Përfaqësuesi i lartë evropian nënënvizoi se Bashkimi Evropian do të mbështetet në punën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (AIEA) për vlerësimin e pasojave.

“Ne duhet t’i besojmë asaj dhe të shohim atë që thotë Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për sa i përket fakteve mbi terren”, theksoi Peter Stano, zëdhënësi i tij, në një konferencë shtypi.

Dje, Josep Borrell i bëri një ftesë ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif për të ardhur në Bruksel, duke i kërkuar edhe një herë shtensionimin e situatës në Lindjen e Mesme.

Ambasadorët e vendeve të NATO-s do të mblidhen sot për të diskutuar për krizën mes SHBA-së dhe Iranit. /Gazeta Sinjali/