image BE reagon pasi Rama tha se do ta legalizojë kanabisin në Shqipëri

Rajon

Rajon/ BE reagon pasi Rama tha se do ta legalizojë kanabisin në Shqipëri

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte deklaruar se Qeveria po studion mundësinë e legalizimit të kanabisit për arsye mjekësore dhe se për këtë draft janë kryer konsultime me ekspertë të huaj e vendas.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian, e cila thotë se nuk është e përfshirë në hartimin e projekt raporteve për legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore.

“Pas disa kërkesave për media, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk janë përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e projekt-raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri”, thuhet në reagimin e tyrë në rrjetin social Twitter./GazetaSinjali/