image BE për konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit: Vazhdojmë ta monitorojmë situatën në Kosovë

Evropë

BE për konfirmimin e aktakuzës ndaj Thaçit: Vazhdojmë ta monitorojmë situatën në Kosovë

news image

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se janë informuar për konfirmimin e aktakuzës ndaj presidentit në dorëheqje, Hashim Thaçi dhe se BE po vazhdon ta vëzhgojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Stano tha se ky lajm “sapo ka mbërritur” dhe se BE, me rregull nuk komenton mbi “lajmet e fundit”.

“Ne gjithmonë jemi përmbajtur nga komentimi mbi aktakuzat individuale dhe çështjet e vazhdueshme nga Zyra e Prokurorit të Specializuar” tha ai në konferencën e rregullt për shtyp të organizuar nga Komisioni Evropian.

“BE do të ketë reagime më konkrete më vonë, pasi të konsiderojë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë”, përfundoi Stano./Gazeta Sinjali/