image BE-ja për hartën ku Kosova shfaqet pjesë e Serbisë: Kemi pozicion neutral

Politikë

BE-ja për hartën ku Kosova shfaqet pjesë e Serbisë: Kemi pozicion neutral

news image

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, ka reaguar pas raportimeve ku shfaqet një hartë e Evropës me Kosovën si pjesë të Serbisë në zyrën e Miroslav Lajçak, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB-së.

Ai ka thënë se BE-ja ka status neutral në këtë çështje dhe thotë se në Kosovë duhet të merren më shumë me dialogun dhe problemet rreth tij.

Pretendimi rreth hartës është totalisht i pavend dhe i rremë. Kjo hartë zyrtare e BE-së është një linjë me pozicionin e BE-së – status neutral. Do të doja të rekomandoja secilin që të fokusohet në problemet reale që ndihmojnë në avancimin e normalizimit të dialogut, në vend se të përpiqen të bjënë raporte të rreme”, tha Stano në një përgjigje në postimin në Twitter të gazetarit Adriatik Kelmendi që reagoi për këtë.

Miroslav Lajçak duhet të kërkojë falje që dha intervistë derisa ishte ulur para një harte që paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, përndryshe ai nuk duhet të mirëpritet nga askush në Kosovë të hënën”, ka shkruar Kelmendi.

Harta është vërejtur kur i dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi dha intervistë nga Brukseli për Platformën EWB (European Western Balkans). /Gazeta Sinjali/