image BE nuk i ka dorëzuar 60 mijë teste, MSH shpjegon çfarë donacioni iu dha Kosovës

Kosovë

Reagim/ BE nuk i ka dorëzuar 60 mijë teste, MSH shpjegon çfarë donacioni iu dha Kosovës

news image

Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar për donacionin që ka pranuar sot nga BE-ja. Përmes  një njoftimi për media, MSH thotë se sot është pranuar nga Qendra për Hulumtim të përbashkët të Komisionit Europian, material biologjik i ARN-së së sintetizuar të virusit SARS-CoV-2, shkaktarit të COVID 19, që shërben si mostër kontrollë pozitive për prani të SARS-CoV-2.

Në njoftim bëhet e ditur se sasia prej 6 epruvetave me nga 100 micolitra secila, mund të përdoren si 60 mijë kontrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion.

“Ky material përdoret për të verifikuar saktësinë e fazave të transkriptimit dhe të amplifikimit të SARS-CoV-2 gjatë testimit me Real Time PCR. Nuk janë pranuar 60000 teste, por një sasi prej 6 epruvetave me nga 100 microlitra secila të cilat pas hollimit të tyre në raport 1/1000 mund të përdoren si 60 000 kontrolla pozitive në rast të vendosjes së 5 microlitrave në një reaksion”, thekson Minisitra e Shëndetësisë në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se materialin e njëjtë e kanë pranuar ose pritet të pranohet edhe nga shtetet tjera në rajon si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut si dhe Turqia.​/ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1643411142483133&id=597689407055317&xts%5B0%5D=68.ARCXTldH2QHkmCOVuuaiFIoePfGNu7WxUBWpXibFswKHBRM8z3desTxULuJVCNYbZwojrv8UNUSTKZRr3a-MlfO1jSuUIV5NVSIdfRIJvwDlajYeD3ek43TrgZnPgRBIU2OqMXAg6zV32FxZANGIahakIoJ_O12aSIvQc91LtDPYdknoPvMTodLms9vim-T9Q18PP-rm5BmJIStG1rzugVa0RThuACFJBLEJKC-kv9Y7LKIqMvCTg-R0q1zpu2VUSRuNYECKTWoDo6-dsDJ06zqqafDfJVPkGGKfhGj6JuvmU4DpwKZGM2LlyYO02z9ew1asBOJAw0sZdcmrQ3efkg&tn=-R