image BE nga 1 korriku i rihapë plotësisht kufijtë për 14 vende, vetëm dy nga Ballkani

Botë

BE nga 1 korriku i rihapë plotësisht kufijtë për 14 vende, vetëm dy nga Ballkani

news image

Diskutimi ishte shumë i gjatë në Bruksel, por Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), i cili i mbledh së bashku ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), arriti dakordësinë për një propozim për rihapjen e kufijve të jashtëm për 14 vende duke nisur nga 1 korrikut.

Këto janë Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magrebit (Algjeria, Maroku, Tunizia ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia. Pasi që është ende pjesë e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, përpara Brexit, Mbretëria e Bashkuar trajtohet si një shtet anëtar.

Lista duhej të përcaktohej përfundimisht mbrëmjen e së shtunës dhe do të miratohet me shumicë votash të hënën. Por, disa kryeqytete kanë kërkuar kohë për ekzaminim të mëtejshëm.

Mund të rishikohet në intervale të rregullta, por në çdo rast Shtetet e Bashkuara, Rusia, Izraeli, Turqia ose Arabia Saudite aktualisht janë përjashtuar prej saj, për shkak se situata e pandemisë COVID-19 vlerësohet më serioze sesa në Evropë. Kina është një përjashtim: Udhëtarët kinezë mund të hyjnë në Evropë, por me kushtin që vendi i tyre të respektojë parimin e reciprocitetit duke autorizuar udhëtimin evropian në Kinë. Ky nuk është rasti në këtë fazë, dhe konsiderohet i pamundur në një afat të shkurtër.

Lista nuk është plotësisht e detyrueshme, pas menaxhimi i kufijve mbetet kompetencë kombëtare. Vendet anëtare nuk mund të jenë të hapura për të 14 kombësitë e zgjedhura, por nga ana tjetër ata marrin përsipër të mos pranojnë shtetas të shteteve të tjera. /Gazeta Sinjali