Komisioni Evropian propozoi 780 milionë euro për kompanitë, punonjësit dhe shtetet anëtare të BE-së, që preken më fort nga Brexit-i pa marrëveshje, duke vënë në dukje se ngjarjet e fundit i kanë përshkallëzuar këto gjasa.
“Afati i 31 tetorit 2019 është vetëm tetë javë larg. Ajo pak kohë që ka mbetur dhe situata politike në Britaninë e Madhe kanë rritur rrezikun që të mbërrihet pa marrëveshje në këtë datë”, thuhet nga Komisioni.
Ekzekutivi i Komisionit Evropian propozoi përshtatjen e dy fondeve ekzistuese: Fondit Evropian të Solidaritetit, që ndihmon vendet anëtare të përballojnë katastrofat natyrore dhe një fond globalizimi për punonjësit e pushuar nga puna, për shkak të ndryshimeve ekonomike globale.
Këto fonde do të arrijnë një shumë prej 780 milionë eurosh dhe do të ndihmojnë shtetet anëtare që të mbulojnë çfarëdolloj barre serioze financiare të pashmangshme, shkaktuar nga një Brexit pa marrëveshje, si edhe punonjësit që do të humbasin punën e tyre si rezultat i kësaj.
Propozimi pret miratimin nga vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian.