image BE me porosi për Kosovën dhe Serbinë: Shfrytëzojeni propozimin franko-gjerman, nuk tolerojmë kriza të reja

Politikë

BE me porosi për Kosovën dhe Serbinë: Shfrytëzojeni propozimin franko-gjerman, nuk tolerojmë kriza të reja

news image

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Nabila Massrali, sot në konferencë për shtyp, tha se BE-ja, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të shfrytëzojnë propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Me tutje, Massrali shtoi se pas sulmit ushtarak të Rusisë në Ukrainë nuk mund të ketë kriza të reja në Evropë.

Bashkimi Evropian i mbështetur nga Franca dhe Gjermania u ka paraqitur palëve një propozim, për të bërë progres konkret dhe të pakthyeshëm në rrugën e normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve. Është e qartë se me agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, ne nuk mundemi, ose nuk mund të ketë tensione të reja në Evropë, dhe ne duhet të kapërcejmë gjendjen e përhershme të krizës dhe të ulim tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, është shprehur Massrali.

Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të bëjnë një hap historik përpara në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, që është çelësi, për të avancuar në rrugën e tyre evropiane. Por siç e dini, kur bëhet fjalë për plane, për letra, për dokumente të brendshme, nuk mund të shkojmë përtej asaj që u tha publikisht nga presidenti i komisionit dhe Përfaqësuesi i Lartë, Borrell”, ka shtuar Massrali.

/GazetaSinjali/