image BE bën thirrje që të shmangen tensionet në Veri, nuk deklarohen për targat e përkohshme RKS - Sinjali

BE bën thirrje që të shmangen tensionet në Veri, nuk deklarohen për targat e përkohshme RKS

news image

Zëdhënësi i BE-së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano, në një konferencë për media ka folur pas vendosjes të reciprocitetit për targat të veturave që vijnë nga Serbia, vendim ky që e mori Kosova sot.

Ai tha se tensionet duhet t’i ndalin të dyja palët dhe tha se dialogu duhet shfrytëzuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tilla.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”.

Stano ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përdorin dialogun si platformën e vetme për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura që mund t’i kenë këto dy vende, përfshirë edhe lirinë e lëvizjes.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: