image Serbët përdorin për barrikada kamionët që i morën si donacion, nga BE-ja s’kanë përgjigje

Politikë

Serbët përdorin për barrikada kamionët që i morën si donacion, nga BE-ja s’kanë përgjigje

news image

Po bëhen 14 ditë nga bllokimi i disa rrugëve në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok dhe rrugët që të shpijnë drejt Serbisë për në Pikë Kalimet Kufitare Jarinje e Bërnjak.  

E në barrikada shihen edhe kamionë të dhuruar nga Bashkimi Evropian, të cilët janë të destinuar për mbledhjen e mbeturinave për Ndërmarrjen Publike “Standard” në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me përdorimin e kamionëve donacion nga Bashkimi Evropian për Ndërmarrjen Publike Standard në veri për bllokimin e rrugëve, Gazeta Sinjali ka kërkuar përgjigje nga  Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës, por të cilët nuk kanë kthyer përgjigije lidhur me këtë çështje.

Të rikujtojmë se Bashkimi Evropian me 7 qershor të vitit 2001 i ka dhuruar veriut të Mitrovicës 8 kamionë për mbledhjen e mbeturinave. Donacioni kap vlerën e 700 mijë eurove e që ishte pjesë e projektit për menaxhimin e mbeturinave që financohet nga BE.

Në ceremoninë e dorëzimit të tetë kamionëve për mbledhjen e mbeturinave, kompanisë NP “Standard”në veri të Mitrovicës, ishte edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe ish- zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiç, njëherit kryetar i Listës Serbe.

/GazetaSinjali/