image BE-ja sanksionon liderin e Hamasit dhe e fut në listën e terroristëve

Botë

BE-ja sanksionon liderin e Hamasit dhe e fut në listën e terroristëve

news image

BE-ja ka sanksionuar liderin e Hamasit, Yahya Sinwar-in dhe e ka futur atë në listën e terroristëve.

Atij i janë bllokuar fondet dhe asetet e tjera financiare në vendet anëtare të BE-së.

Në kuadër të sanksioneve, është bërë e ndaluar që operatorët e BE-së të vënë në dispozicion të tij fonde dhe burime ekonomike, shkruan The Guardian.

“Ky vendim vjen si pjesë e përgjigjes së BE-së ndaj kërcënimit të paraqitur nga Hamasi dhe sulmeve të tij brutale dhe pa dallim terroriste në Izrael më 7 tetor 2023”, u tha në një deklaratë nga Këshilli i BE-së.

“Këto sanksione janë efektive që nga sot”, u theksua mes tjerash në deklaratë.

/GazetaSinjali/