image BE-ja ndan 100 miliardë euro për ndërmarrjet në shtetet e saj anëtare

Botë/ BE-ja ndan 100 miliardë euro për ndërmarrjet në shtetet e saj anëtare

news image

Komisioni Evropian do të alokojë 100 miliardë euro për ndërmarrjet në 27 shtetet anëtare të BE-së, për të parandaluar largimin e punëtorëve nga puna në situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Këto ka bërë të ditur presidentja e këtij komisioni, Ursula von der Leyen, e cila tha se një gjë e tillë është e mundur falë garancive të shteteve anëtare për 25 miliardë euro.

“Ne mund të mobilizojmë 100 miliardë euro për këto nevoja. Kjo do të jetë e mundur falë garancive të vendeve anëtare në vlerë prej 25 miliardësh. Bëhet fjalë për solidaritetin evropian në punë, “tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen./Gazeta Sinjali/