Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, përmes një postimi në Twitter ka mirëpritur certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shkruan Gazeta Sinjali.
Szunyog, e ka vlerësuar shpejtësinë e certifikimit nga ana e KQZ-së, derisa ka bërë thirrje që institucionet të formohen sa më shpejtë.
“Vlerësoj faktin se Komisioni Qendror Zgjedhor ishte në gjendje të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve në më pak se 1 muaj pas ditës së zgjedhjeve. Pres që institucionet e Kosovës (Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti) të themelohen sa më shpejtë dhe të fillojnë punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, shkroi ai.
Komisioni Qendror Zgjedhor, certifikoi rezultatet sot, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese me 50.28 për qind. /GazetaSinjali/