Bashkimi Evropian ka njoftuar se heqja e kufijve të jashtëm do të ndodhë me 1 korrik, që do të thotë se nga kjo datë do të rihapen disa prej udhëtimëve thelbësore.
Kështu është shprehur Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.
Johansson theksoi kështu pas një takimi virtual me ministrat e brendshëm të unionit se, shumica e qeverive të BE-së do të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor.
Megjithatë, ajo shtoi se, procesi mund të zgjasë rreth një muaj dhe të përfundojë deri më 1 korrik në disa vende.
“Ne duhet të konsiderojmë heqjen graduale të kufizimeve në udhëtimet jo thelbësore në BE në fillim të korrikut”.
Komisionerja shtoi se ndërsa çështja e kufijve të brendshëm evropian është më e lehtë për t’u zgjidhur, ajo e kufijve të jashtëm paraqitet më e ndërlikuar.
Ministrat e jashtëm francezë dhe italianë u takuan në Romë për të provuar të gjejnë një pozicion të përbashkët, një hap thelbësor për lëvizjen e lirë brenda Kontinentit të Vjetër dhe kufijve të jashtëm.
Në maj, Komisioni Evropian lëshoi udhëzimet për heqjen e kufizimeve të udhëtimeve brenda BE-së dhe rekomandoi 15 qershorin si datën e rihapjes./ Gazeta Sinjali/