image BE-ja ia dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

Shëndetësi

BE-ja ia dhuron Kosovës 95 mijë doza të vaksinës “Pfizer”

news image

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulua Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Von der Leyen në një postim në gjuhën shqipe në Twitter ka thënë se këtë ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, Austria ka njoftuar se planifikon që deri në muajin gusht t’i shpërndajë 651 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë Pfizer për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, si pjesë e një skeme të Bashkimit Evropian.

Në muajin janar, Komisioni Evropian ka prezantuar planin për shpërndarjen e vaksinave. Austria tha se do të shërbente si koordinatori i këtij mekanizmi për Ballkanin Perëndimor dhe se kjo shpërndarje e parë e dozave mund të ndiqet nga të tjerët.

Ato do të shpërndahen nga fillimi i muajit maj, sipas nevojës së vendeve për këto doza.

Bosnja e Hercegovina do të marrë pjesën më të madhe të vaksinave me 214 mijë doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145 mijë doza, Maqedonia e Veriut me 119 mijë doza dhe Serbia është e fundit me 36 mijë doza./Gazeta Sinjali/