Këshilli i Investitorëve Evropianë ka mbajtur konferencë me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast shefi i zyrës së BE-së Tomas Szunyog, tha se kjo është një marrëveshje shume e rëndësishme si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në.
Sipas tij, MSA-ja ndihmon Kosovën që ta forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile.
Prandaj ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët e huaj.
“Qeveria duhet të marrë masa konkrete për të tërhequr investitorët huaj. Është një marrëveshje e rëndësishme për Kosovën dhe BE-në. Marrëveshja ndihmon Kosovën që të forcojë demokracinë dhe të ketë institucione stabile. Marrëveshja ndihmon Kosovën në shumë sektorë”, ka thënë ndër tjera Szunyog. /Gazeta Sinjali/