image BE-ja e gatshme të dërgojë ekipe për të hetuar krimet në Ukrainë

Botë

BE-ja e gatshme të dërgojë ekipe për të hetuar krimet në Ukrainë

news image

Presidentja e Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian është i gatshëm që të dërgojë në Ukrainë ekipe për të hetuar krimet e kryera nga Rusia.

Me anë të një postimi në Twitter, Von der Leyen ka theksuar se ajo ka folur sot në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për vrasjet mizore të civilëve në Bucha dhe më gjerë.

“BE-ja është e gatshme të dërgojë ekipe të përbashkëta hetimore për të dokumentuar krimet e luftës në koordinim me Prokurorinë e Përgjithshme të Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen.

/GazetaSinjali/