image BE-ja do t'i kërkojë Kinës që të mos i japë armë Putinit

Botë

BE-ja do t’i kërkojë Kinës që të mos i japë armë Putinit

news image

BE-ja do t’i kërkojë Kinës që të mos i ofrojë armë Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, as t’i japë Presidentit Putin lehtësim nga sanksionet perëndimore.

Presidenti i Kinës Xi Jinping – i cili ka refuzuar të dënojë sulmin e Moskës ndaj fqinjit të saj – do të mbajë një samit virtual tre-orësh me zyrtarë të premten, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Në fillim të shkurtit, Kina dhe Rusia lëshuan një deklaratë të gjatë, të përbashkët duke thënë se mes tyre ishte një marrëdhënie pa kufij.

Udhëheqësit evropianë ishin të shqetësuar nga ajo që ata e panë si një manifest për të ripërcaktuar rendin ndërkombëtar.

Disa javë më vonë, Presidenti Putin pushtoi Ukrainën.

Zyrtarët perëndimorë tani besojnë se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër për të zbutur goditjen e sanksioneve.

/GazetaSinjali/