image BE-ja do të diskutojë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim

Evropë

BE-ja do të diskutojë kërkesën e Ukrainës për anëtarësim

news image

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me bllokun 27-vendeve në ditët në vijim, tha kryetari i samiteve të BE-së Charles Michel në një postim në Twitter të hënën.

Solidariteti, miqësia dhe ndihma e paprecedentë e BE-së për Ukrainën janë të palëkundura. Ne do të diskutojmë kërkesën për anëtarësim të Ukrainës në ditët në vijim”, tha ai.

Udhëheqësit e BE-së kanë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe kërkesën e vendit për t’u bashkuar me BE-në në një samit jozyrtar në Paris të enjten.

/GazetaSinjali/