image BE-ja diskuton Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike pas pandemisë së COVID-19

Botë

Botë/ BE-ja diskuton Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike pas pandemisë së COVID-19

news image

Liderët evropianë do të zhvillojnë një video-samit më 23 prill, për të diskutuar përgjigjen e përbashkët financiare ndaj recesionit ekonomik që po afrohet si pasojë e Coronavirusit të ri.

Ata pritet t’i kërkojnë Komisionit Evropian, që të propozojë një Fond të Rimëkëmbjes, i cili do të shënjestrojë sektorët dhe rajonet më të prekura nga sëmundja COVID-19.

“Unë propozoj që t’i kërkojmë Komisionit të analizojë nevojat e sakta, dhe të prezantojë një dokument që bashkon të gjitha sfidat me të cilat po përballemi”, ka thënë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Bazuar në disa propozime, shuma e Fondit në fjalë mund të shkojë nga 1 deri në disa trilionë euro.

Megjithatë ende nuk është bërë e qartë se si do të mbushet ky Fond, në formë të kredive apo granteve. /REL/