Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë ekipit të gazetarëve në Zupç të Zubin Potokut.
Përmes një reagimi në Twitter, kjo zyrë ka dënuar sulmin, duke iu uruar shërim të shpejtë, gazetares dhe shoferit të lënduar.
“Ne BE-ja dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm ndaj Klankosova_tv dhe iu urojmë sërish të shpejtë. Ky dhe incidentet e mëparshme që prekim punën e mediave, janë të papranueshme. Mediat kanë çdo të drejtë të raportojnë. Siguria tyre nuk duhet të rrezikohet”, thuhet tutje në reagimin e tyre.