image BE-ja del pro ‘Open Balkan’, Varhelyi: Jam me ju, ecni përpara

Shqipëri

BE-ja del pro ‘Open Balkan’, Varhelyi: Jam me ju, ecni përpara

news image

Komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se mbështet nismën e “Open Ballkan”, e madje ai ka ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë.

Ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai që kërkoi nga Varhelyi një konfirmim nëse ka apo jo mbështetjen e BE-së për nismën. Pa ngurrim, Varhelyi shprehu mbështetjen për këtë iniciativë, raporton lapsi.al.

“Nuk është BE që doli me këtë nismë, por erdhi prej jush, tre aktorëve që shoh rreth tryezës dhe ju vazhduat të shtynit përpara edhe kur ne nuk arritëm që të tërhiqnim pjesëmarrjen e të gjithë partnerëve, sepse ju kuptuat rëndësinë e tregut rajonal dhe mënyrën sesi mund të përshpejtojë integrimin ekonomik”, tha ai.

Tutje ai u shpreh se “Ne mendojmë se ky është mesazhi më i mirë se rajoni mund të përçojë se jo vetëm se është gati për bashkëpunim rajonal por po e bën. Mund të më përfshini si mbështetës të Ballkanit të Hapur. I ftuar tre partnerët e tjerë t’i kthehen këtij bashkëpunimi rajonal“./GazetaSinjali/