Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që ta rishqyrtojnë vendimin për ndalimin e vizitës së Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
“Ne e dimë se vizita e zotit Petkoviq është paralajmëruar në mënyrë adekuate dhe në përputhje me marrëveshjen për vizitat e zyrtarëve. Ne i bëjmë thirrje Kosovës që ta shqyrtojë vendimin e saj dhe ta lejojë këtë vizitë”, tha Stano për Tanjug, transmeton Gazeta Sinjali.
Stano ka theksuar se lejimi i vizitave zyrtare është pjesë e rëndësishme për normalizim të marrëdhënieve.
Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme, përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do ta vizitojë Kosovën. /GazetaSinjali/