Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyin gjatë vizitës në Sarajevë ka thënë se iniciativa e ‘mini-shëngenit’ do të mundësojë rritjen e investimeve dhe gjithashtu përshpejtimin e kalimit të mallrave dhe njerëzve.
Varhelyi bëri të ditur se Komisioni Evropian është duke punuar që nga dita e parë për ta bërë të qartë se Ballkani Perëndimor është prioritet për Komisionin.
“Jo vetëm kjo, ne e shohim Ballkanin Perëndimor si pjesë të Evropës dhe në një afat të afërt e shohim të integruar në Bashkimin Evropian”, ka thënë Varhelyi./ Gazeta Sinjali/