image BE do të marrë masa për të parandaluar efektet e paketës amerikane për energjinë e pastër
[wp-story id="814678"]

Evropë

BE do të marrë masa për të parandaluar efektet e paketës amerikane për energjinë e pastër

news image

Bashkimi Evropian do të përshtatë rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të parandaluar një eksod të mundshëm investimesh për shkak të një pakete të re subvencionesh për energjinë e gjelbër miratuar nga Shtetet e Bashkuara, tha të dielën presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Konkurrenca është e dobishme, por kjo garë duhet të respektojë një fushë loje të barabartë,” tha ajo në një fjalim në qytetin belg, Bruge.

“Ligji amerikan për Reduktimin e Inflacionit duhet të na bëjë të reflektojmë se si mund të përmirësojmë kornizat tona të ndihmës për shtetet dhe t’i përshtatim ato në një mjedis të ri global,” shtoi ajo.

Bashkimi Evropian druhet se Ligji për Reduktimin e Inflacionit prej 430 miliardë dollarësh, me lehtësitë që parashikon për takasta, mund të joshë bizneset e BE-së dhe të dëmtojë kompanitë evropiane, nga prodhuesit e makinave deri te prodhuesit e teknologjisë së gjelbër.

Kjo çështje do të jetë një nga temat në programin e takimit të Këshillit të Tregtisë dhe Teknologjisë SHBA-BE të hënën.

/GazetaSinjali/